Shpërthen ish-ministri në Kuvend: Luftë e ndyrë, nuk merr as ndihmën ekonomike pa bekimin tuaj

Publikuar tek: politike, më 12:28 25-01-2018 Shpërthen ish-ministri në Kuvend: Luftë e ndyrë, nuk merr as ndihmën ekonomike pa bekimin tuaj

Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti i PD-së Flamur Noka, gjatë seancës plenare të diitës së sotme lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë. 

Gjatë fjalës së tij Noka u shpreh se kjo qeveri po thellon pabarazinë midis njerëzve dhe se lufta e vërtetë bëhet mes oligarkësh. Gjendjen aktuale të vendit deputeti i PD-së e ka quajtur si një luftë të ndyrë ku nuk mund të bësh dhe të marrësh asgjë që të takon pa lejen dhe bekimin e qeverisë.

Më shumë nga fjala e Flamur Nokës në Kuvend:

Është një luftë e heshtur politike, luftë mes oligarkëve. Është një luftë shumë e ndyrë se është shumë e pabarabartë. Cilido qytetar është i barabartë me këta kolegë të së majtës? Asnjë i vetëm, sepse ju keni bërë gjithçka, keni marrë gjithçka, askush nuk fillon dot punë, as nuk merr ndihmën ekonomike, pa bekimin tuaj. Po para ligjit sot cili qytetar është i barabartë me oligarkët dhe deputetët e maxhorancës? Mirë që kishit çdo gjë në kontroll, mirë që i bëtë presion kabinetit qeveritar,Edi Ramës nuk i mjaftoi po duhet të kapte dhe drejtësinë në vend. Keni thelluar pabarazinë midis njerëzve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0049750804901123
array(1) { ["section"]=> string(99) "shperthen-ish-ministri-ne-kuvend-lufte-e-ndyre-nuk-merr-as-ndihmen-ekonomike-pa-bekimin-tuaj-107862" }