Shpërthen këngëtari i njohur: Sot edhe një hidraulik merr titullin “Mjeshtri i Madh”, turp!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:49 23-06-2017 Shpërthen këngëtari i njohur: Sot edhe një hidraulik merr titullin “Mjeshtri i Madh”, turp!

Disa ditë pasi presidenti Bujar Nishani nderoi me dekorata disa artistë shqiptarë, duke shkaktuar debate të shumta nëse tiutjt e dhënë ishin ose jo të merituar para emrave të tjerë të njohur.

Mes këtyre reagimeve është edhe komenti i këngëtarit të njohur Kozma Dushi. Përmes një statusi në facebook, Dushi shkruan se në ditët e sotme, edhe një hidraulik mund të marrë titullin “Mjeshtri i Madh”, ndërsa e cilëson aktin e lëshuar pak ditë më parë nga presidenti i republikës, Bujar Nishani si të turpshme.  

“Miqtë e mi, respekte për të gjithë artistët, këngëtarët dhe kolegët që kanë këto kohë titullin “Mjeshtri i Madh”. Por sot ka marrë titull edhe një hidraulik si “Mjeshtri i Madh”. Këto janë turpe miqtë e mi, ju përshëndes, Komi!”, shkruan këngëtari i njohur nga Berati, Kozma Dushi.

Reagime kanë qenë të shumta, pasi në të shumtën e rasteve velrësimet janë kosnideruar si të pamerituara, duke lënë në hije artistët që kanë dhënë për artin dhe kulturën ndërvite.

kozma.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015780210494995
array(1) { ["section"]=> string(92) "shperthen-kengetari-i-njohur-sot-edhe-nje-hidraulik-merr-titullin-mjeshtri-i-madh-turp-83537" }