Shpërthen kështjella në Angli, lëndohen disa fëmijë

Publikuar tek: bota, më 16:45 03-08-2016 Shpërthen kështjella në Angli, lëndohen disa fëmijë

Një kështjellë me ajër në Dorset të Anglisë, ka shpërthyer pasditen e sotme duke lënduar disa fëmijë.

Mjekët dhe një ambulancë ajrore u dërguan menjëherë  në vendngjarje pas shpërthimit të kështjellës ku po zhvillohej një ngjarje familjare.

Gjendja e fëmijëve nuk dihet akoma por raportet thonë se të paktën 2 fëmijë janë dërguar në spital me urgjencë, pasi kanë pësuar lëndime serioze.

Numri i fëmijëve të tjerë të lënduar është ende i panjohur dhe po ashtu edhe shkaqet e shpërthimit.

"Ne kemi marrë një telefonatë në orën 13:42 pasdite, e cila raportonte se një objekt kishte shpërthyer dhe se tre fëmijë ishin plagosur”, tha një zëdhënës i policisë.

Sjhjhsdfdf7878nshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02181601524353
array(1) { ["section"]=> string(56) "shperthen-keshtjella-ne-angli-lendohen-disa-femije-48649" }