Shpërthen koronavirusi në Parlamentin e Kosovës, pas infektimit të 10 deputetëve, propozohet mbajta e seancës ‘online’

Publikuar tek: rajon, më 17:55 13-07-2020 Shpërthen koronavirusi në Parlamentin e Kosovës, pas infektimit të 10 deputetëve, propozohet mbajta e seancës ‘online’

Lidhja Demokratike e Kosovës ditën e sotme ka propozuar të futet në rend të ditës ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që të mbahen ‘online’ seancat.

Ky propozim ka ardhur pasi Kosova ditët e fundit ka shënuar një rritje të madhe të rasteve me koronavirus, ku kanë rezultuar pozitivë edhe 10 deputetë.

Propozimin në emër të LDK-së e ka bërë deputetja Besa Gaxherri.

“Në emër të LDK’së e ngris propozimin tuaj si mocion që ne ta ndryshojmë rregulloren e Kuvendit dhe të kemi mundësi që të punojmë nga largësia, për shkak se deri më tani 10 deputetë janë të infektuar, unë besoj se një numër më i madh prej nesh janë të infektuar. Të takohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare me një tekst të thjeshtë që seanca të mbahet nga largësia për ndonjë afat të caktuar kohor. Ju kisha lutë znj.kryetare dhe juve deputetë që ne sot ta marrim këtë veprim ta ndryshojmë rregulloren dhe të ia japim mundësinë vetes që mos të ngecin proceset siç ishte propozimi që bëri kolegia”, tha deputetja.

Sakaq, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se këtë çështje e kishte ngritur që në muajin mars.

“Lidhur me përpjekjet që janë bërë për ndryshim të rregullores ka qenë propozimi që nga marsi që të mbahen seancat online. Për komisionet kjo mundësi ekziston, ne po i mbajmë mbledhjet e kryesisë përmes platformës ZOOM. Për seancë duhet patjetër të ndryshojë rregullorja. Mua më është dashur konsensusi i grupeve parlamentare”, tha Osmani.

Kujtojmë që ditën e sotme Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098989009857178
array(1) { ["section"]=> string(121) "shperthen-koronavirusi-ne-parlamentin-e-kosoves-pas-infektimit-te-10-deputeteve-propozohet-mbajta-e-seances-online-213731" }