‘Shpërthen’ Laert Vasili: Çfarë do opozita? Po vepron si nazistët me hebrenjtë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:45 24-06-2019 ‘Shpërthen’ Laert Vasili: Çfarë do opozita? Po vepron si nazistët me hebrenjtë

Aktori Laert Vasili i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘360 Gradë’ ka komentuar situatën politike në vend.

Vasili u shpreh se opozita po vepron si në kohën e nazizmit hitlerian, ku këta të fundit nuk lejonin njerëzit të blenin tek hebrenjtë.

‘Është popull shumë i vogël për të qenë i përçarë. Këto lloj kokëfortësira, ku dëgjoj të përsëriten të njëjtat fjalë dhe asnjë dritë në fund të tunelit, por vetëm të largohet Rama dhe pastaj të bëjmë .... Çfarë duan të bëjnë? Të marrin pushtetin në tavolinë? Kush i detyroi njerëzit deputetët të tradhëtojnë votuesit e tyre, të lënë mandatet jetime, të hidhen kundër atyre që pranuan të shkojnë të përfaqësojnë popullin në parlament, pastaj të mos shkojnë në zgjedhje, por nuk do lënë as të tjerët. Nuk do shkoni ju në zgjedhje sepse nuk jemi as ne. Ku e keni dëgjuar këtë përveçse në kohën e nazizmit hitlerian, që nuk keni për të blerë tek hebrenjtë sepse urdhërojmë ne që  nuk do bleni në njësitë tregtare të tyre’, tha Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19589185714722
array(1) { ["section"]=> string(81) "shperthen-laert-vasili-cfare-do-opozita-po-vepron-si-nazistet-me-hebrenjte-169612" }