Shpërthen lufta mes Koreve, Veriu dhe Jugu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit

Publikuar tek: bota, më 09:24 03-05-2020 Shpërthen lufta mes Koreve, Veriu dhe Jugu shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit Kufiti midis Korese se Jugut dhe asaj te Veriut

Korea e Veriut dhe e Jugut kanë shkëmbyer gjuajtje me armë zjarri përgjatë kufirit ditën e djeshme, raporton BBC.

Vetëm 1 ditë pas shfaqjes sërish në publik të diktatorit koreano-verior Kim Jong-Um, për të cilin kishte rreth 20 ditë që nuk dihej asgjë, ka plasur lufta midis dy vendeve fqinje.

Disa gjuajtje me armë janë dëgjuar në mëngjesin e së dielës nga ana e Koresë Veriore në drejtim të Koresë Jugore, raporton BBC.

Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, ushtarët e saj i janë kundërpërgjigjur sulmit të koreano-veriorëve  me të shtëna paralajmëruese, ndërsa raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Ekziston një mundësi e vogël që të shtënat të kenë qenë të qëllimshme, por ende është e paqartë se cili ishte qëllimi i koreano-veriorëve.

Kjo është hera e parë në pesë vjet që trupat e Koresë së Veriut kanë qëlluar drejtpërdrejt në Jug. Incidenti i fundit ndodhi kur një ushtar i Koresë së Veriut bëri një goditje në të gjithë vijën e demarkacionit ushtarak për të hyrë në Jug.

Në dy vitet e fundit ka patur shumë takime mes dy vendeve, pasi Presidenti Moon Jae-in u takua me liderin koreano-verior Kim Jong-Un, për të lehtësuar tensionet mes dy vendeve, ku të dyja palët nënshkruan një marrëveshje.

Çdo goditje e qëllimshme nga ana e ushtarëve do ta shkelte këtë marrëveshje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Kishin përgatitur njoftimin e vdekjes time', Boris Johnson tregon momentin e vështirë në spital
»
Article Logic
Execution time: 0.01125693321228
array(1) { ["section"]=> string(82) "shperthen-lufta-mes-koreve-veriu-dhe-jugu-shkembejne-zjarr-pergjate-kufirit-204956" }