Shpërthen makina, plagoset drejtori i burgut të Fushë Krujës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:01 19-01-2015 Shpërthen makina, plagoset drejtori i burgut të Fushë Krujës

Një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, por këtë herë objektiv ka qenë drejtori i burgut të Fushë Krujës, Arben Suloj.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në brendësi të portit të Durrësit, kur makina tip “Opel” me targë AA 654 AC në të cilën ndodhej Suloj ka shpërthyer si pasojë e një eksplozivi të vendosur në të. Mësohet se 40 vjeçari është plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ndërkohë që forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë në ambjentet e portit dhe kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pista e parë ku është përqëndruar hetimi është ajo e atentatit për shkak të detyrës dhe po verifikohet nëse Suloj ka pasur konflikte me të dënuarit në burgun që ai drejton.

 Në spitalin e Traumës në kryeqytet aty ku Suloj ndodhet aktualisht ka mbërritur ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Arben Suloj ka qenë kandidat i përbashkët i koalicionit PD-LSI për bashkinë e Orikumit gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2011.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si tregtohet mishi në Tiranë, skandali denoncohet nga ish-zv.drejtori
Aluizni Korçë, gati legalizimet për 140 persona »
Article Logic
Execution time: 0.011803865432739
array(1) { ["section"]=> string(63) "shperthen-makina-plagoset-drejtori-i-burgut-te-fushe-krujes-906" }