"Shpërthen" me akuza të forta Ilir Meta: Erdhi fundi i kapterrit të kanabisit

Publikuar tek: politike, më 19:26 10-06-2017

Ish kreu i LSI-së Ilir Meta, i pranishëm në një takim elektoral në qytetin e Lushnjes ka vijuar të lëshojë deklarata të forta kundër dy partive rivale, PS-së dhe PD-së.

Indirekt Meta ka akuzuar kryeministrin Rama për kanabizimin e vendit në këto 4 vjet, duke e quajtur atë si "kapterri i kanabisit". Ai gjithashtu i bëri thirrje të rinjve në vend që të mos largohen nga Shqipëria, por që të bëhen bashkë dhe të votojnë LSI-në për t'i dhënë 1 milion shuplka oligarkisë.

“Erdhi fundi i kapterrit të kanabisit që do të mbajë në këmbë konçensionet korruptive. Në vitin 1994 kur 'Berisha i parë' kërkoi të miratonte kushtetutën e re, duke kërkuar dhe ai tepsinë e madhe, shkrimtari madh Dritëro Agolli tha ca fjalë të thjeshta.  ‘Në vendin tim në vendin tënd një kokë e çmendur të gjithë po i  çmend’, ndaj i bëj thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi më i bukur në botë, por të bashkohemi dhe t'i japim 1 milion shuplaka kundër oligariksë. T'i themi jo projektit të braktisjes së Shqipërisë”, tha Meta nga Lushnja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024211168289185
array(1) { ["section"]=> string(80) "shperthen-me-akuza-te-forta-ilir-meta-erdhi-fundi-i-kapterrit-te-kanabisit-81990" }