Gjatë orëvet të vona të natës një sasi eksplozivësh kanë shpërthyer në mobilerinë e një biznesmeni me iniciale B.B në Nikël të Krujës.
Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 1:27 dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë siguruar dhe kqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
U njoftua njësia Anti- Eksploziv për veprime më të specializuara./NEWSBOMB.AL/