Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur sot në orët e para të mëngjesit Bulqizës. Një person ende i paidentifikuar i ka vënë tritol makinës së një biznesmeni kromi. Ai e kishte parkuar automjetin brenda një kapanoni në Bulqizën e Re, por duket se ngjarja ka patur si qëllim vetëm paralajmërimin e tij. Biznesmeni, që ende nuk është mësuar se kush është, është duke u marrë në pyetje nga policia për çdo konflikt të mundshëm që mund të ketë patur.
Nga shpërthimi nuk janë lënduar njerëz, por ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Policia po heton dhe po kërkon për dëshmitarë që mund të rrëfejnë se çfarë mund të kenë parë. Në shpërthimet me tritol ekspertët e kanë të vështirë për të gjetur prova apo gjurmë të autorëve por gjithsesi po vazhdojnë hetimet.
Ngjarje të tilla kanë ndodhur shpesh në vend. Dita ditë më parë u njoftua në kryeqytet për një granatë poshtë makinës së shoferit të një avokati që u çaktivizua duke mos lejuar shpërthimin.