Shpërthen në ecje makina e policisë në Vlorë, çfarë kishte brenda

Publikuar tek: aktualitet, më 15:05 27-03-2017 Shpërthen në ecje makina e policisë në Vlorë, çfarë kishte brenda Foto ilustruese

Para pak minutash, në aksin rrugor pranë "Burgut të Ri" ne Vlorë ka marrë flakë në ecje një automjet i policisë tip "Kamion" me targë "Policia - 0021".

Mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat per punonjësit e Policisë drejt DVP Vlorë. Sipas policisë, dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jete një shkëndijë elektrike në ecje e sipër, të mjetit.

Paraprakisht është dëmtuar një pjesë e sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion. Shërbimet e policisë bashkë me shërbimin zjarrfikës kenë berë fikjen e zjarrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet kufoma e një mashkulli të paidentifikuar në Durrës (Përshkrimi)
Reagon AKU për mishin e bllokuar: Na keni keqkuptuar »
Article Logic
Execution time: 0.010471105575562
array(1) { ["section"]=> string(70) "shperthen-ne-ecje-makina-e-policise-ne-vlore-cfare-kishte-brenda-73285" }