Shpërthen në flakë avioni me 160 pasagjerë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:51 01-09-2018 Shpërthen në flakë avioni me 160 pasagjerë (VIDEO) Nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Soçi, Rusi.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, e ndërsa fatmirësisht të gjithë pasagjerët kanë mundur të shpëtojnë.

Një video e shkurtër e xhiruar nga një prej pasagjerëve të Boeing 737 të UTair Aviation, tregon momentet pas rrëzimit kur shpërthejnë flakët.

Avioni fluturonte nga Moska dhe do të ulej në Soç, por për shkak të motit të keq është detyruar të bëj ulje emergjente, ndërsa është përplasur me pjesën rrethuese të aeroportit.

Të gjithë pasagjerët u evakuan me shpejtësi, teksa karburanti derdhej në tokë, ndërkohë që ka humbur jetën një prej mbikqyrësve të pistës, raportojnë mediat vendase.


Screenshot_2.jpg
 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011829137802124
array(1) { ["section"]=> string(55) "shperthen-ne-flake-avioni-me-160-pasagjere-video-132890" }