Shpërthen në flakë gjatë ecjes një mjet tip“Ford Focus” në Vlorë.
Policia së bashku me shërbimin zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga verifikimi paraprak i policisë ka rezultuar se ka qënë mjeti tip ''Ford Focus'', me targë AA 875 NV, i djegur pothuajse pjesërisht, me drejtues mjeti shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Risili, Vlorë.
Nga zjarri në automjet nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit në automjet.