Shpërthen në flakë hoteli luksoz, 10 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 13:55 25-02-2017 Shpërthen në flakë hoteli luksoz, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel luksoz.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe mësohet se zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm dhe ka qenë i fuqishëm dhe zjarrfikësit arritën të gjenin trupat e pajetë, ndërsa pjesa tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Hoteli është i lidhur me një pallat 24-katësh, ku më shumë se 260 banorë janë evakuar. Sipas mediave lokale shumë njerëz kanë mbetur ende të bllokuar.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për të kuptuar shkaqet e vërteta të zjarrit. Deri më tani janë arrestuar disa persona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident tragjik, 12 të vdekur e dhjetëra të plagosur
Rrëfehet vrasësja e Kim Jong Nam: Më thanë se ishte shaka, u pagova 90 dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.011157035827637
array(1) { ["section"]=> string(51) "shperthen-ne-flake-hoteli-luksoz-10-te-vdekur-69929" }