Një makinë ka shpërthyer në flakë paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur te Kthesa e Kamzës teksa makina ishte në ecje.
Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Ngjarja ka tmerruar edhe shoferët që po kalonin aty pranë ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe grupi i hetimit për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.