Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër ku një pikë tregëtimi bombolash gazi është përfshirë nga flakët duke lënë të plagosur punonjësin.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Isa Boletini” në lagjen Perash dhe punonjësi emri i të cilit nuk bëhet me dije ëshrë transportuar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ka marrë dëmtime në fytyrë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe ka vënë nën kontroll flakët, por ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.