Shpërthen në lot efektivi i FNSH para gjykatësve: Kam gruan dhe vajzën e sëmurë, shtëpinë e kam pa pllaka... (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 02-03-2017 Shpërthen në lot efektivi i FNSH para gjykatësve: Kam gruan dhe vajzën e sëmurë, shtëpinë e kam pa pllaka... (E PLOTË)

Ka shpërthyer në lot kur gjykata i ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Loci, i arrestuar nga Policia e Shkodrës gjatë aksionit “Early Spring”.

Mësohet se Loci i ka konsideruar të fabrikuara akuzat për dekonspirim të aksioneve antikanabis dhe ka theksuar se i ka shërbyer policisë për 21 vite.

Mes lotësh, ai ka kërkuar lirimin nga qelia pasi gruaja dhe vajza e madhe janë të sëmura, ndërsa për vajzën e vogël nuk ka kush të kujdeset. Efektivi tha se gjendja e tij ekonomike është e rëndë dhe është i vetmi që siguron të ardhurat për familjen. 

“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmurë dhe vajzën e sëmurë, po ashtu me sëmundje të keqe në kokë. Kam vajzën tjetër te vogël që s’ka kush ma çon në shtëpi. Skam marrë asnjë shpërblim. Kam shtëpine pa pllaka. E ndjej veten shumë të rënduar aq sa të vras veten. Janë akuza të shpifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë. S’kam patur lekë t’i paguaj vajzës ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie. I kam çuar një shoku një thes miell se s’kishte me çfarë e merrte dhe i thashë mos më thuaj me ashtu se kushedi si merret. Në rregull më tha. Si qenka, unë kam folur me një në lagje. Kam qenë ne shërbim me përpara dhe sa shkova në shtëpi duke ngrënë buke me arrestuan. Jam shume i zhgënjyer me këtë që më është bërë. Më falni për shqetësimin”, ka thënë para trupit gjykues efektivi i FNSH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lihet në burg efektivi i FNSH-së, Loci: Nuk kam bukë në shtëpi, akuza të fabrikuara
Operacion anti-drogë me helikopter, zbarkojnë 4200 policë e FNSH (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.010279893875122
array(1) { ["section"]=> string(117) "shperthen-ne-lot-efektivi-i-fnsh-para-gjykatesve-kam-gruan-dhe-vajzen-e-semure-shtepine-e-kam-pa-pllaka-e-plote-70487" }