Shpërthen në revoltë biznesmeni i ri: Duhej të festoja 32-vjetorin me njerëzit e mi por më duhet të kalbem seancave gjyqësore! Një fundërrinë…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:28 08-05-2019 Shpërthen në revoltë biznesmeni i ri: Duhej të festoja 32-vjetorin me njerëzit e mi por më duhet të kalbem seancave gjyqësore! Një fundërrinë… Arber Cepani

Arbër Çepani, i riu biznesmen i cili ka një lokal në Tiranë dhe një tjetër në Korçë, vazhdon betejën ligjore që pas bujës së madhe, kur Tatimet vendosën t’ia mbyllnin lokalin në qytetin juglindor.

 

Sot, Çepani feston 32-vjetorin e lindjes por i është dashur të shkojë në Gjykatën Administrative të Korçës, e cila mesa duket nuk ka vendosur në favor të tij por ai thotë se do e apelojë vendimin.

“8 Maj 2019. Gjykata Administrative Korçë. Duhet të isha duke festuar 32 vjetorin tim me familjarët dhe njerëzit e dashur por më duhet të kalbem seancave gjyqësore për të fituar të drejtën time! Asnjë surprizë! Kjo është Shqipëria që ne kemi lejuar, që ju ta bëni kështu! Sikurse pritej edhe Gjykata Administrative la në fuqi me pretendime krejtësisht qesharake dhe të pa bazuara ligjërisht, madje edhe të gënjeshtërta, vendimet e një fundërrine të shkrirë për abuzime si Hetimi Tatimor! Në Shqipëri drejtësinë duhet ta gjejmë vetëm tek Zoti! Nëse mendoni përsëri se do tërhiqem, ateherë dëgjoheni mirë edhe njëherë! Sa të kem jetë, nëse do jetë nevoja, deri në Strasburg do e kërkoj të drejtën time! Gjithësecilit prej jush, që ka abuzuar dhe po abuzon me ligjin, duke e përdorur atë për të sulmuar njerëz që s'do jenë kurrë si ju, nga pas do më keni! Sa më shumë të mendoni se po më fundosni, aq më shumë do të ngrihem nga ferri i errësirës tuaj! Shihemi në Gjykatën e Apelit! Zoti na teston të bëhemi më të fortë, duke na lënë të bashkëjetojmë në këtë tokë të bekuar bashkë me ju”, shkruan Çepani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028692007064819
array(1) { ["section"]=> string(146) "shperthen-ne-revolte-biznesmeni-i-ri-duhej-te-festoja-32-vjetorin-me-njerezit-e-mi-por-me-duhet-te-kalbem-seancave-gjyqesore-nje-funderrine-163457" }