Foto ilustruese
Një tjetër shpërthim raportohet të ketë ndodhur në këto momente në qytetin e Shkodrës. Mësohet se një automjet ka shpërthyer në lagjen “Rus” të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në pranë kopshtit publik, “Tom Ali Mhilli”. Nga informacionet e para thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa dyshohet se në automjet drejtuesi ka lënë një cigare ndezur, e cila është bërë shkak i përfshirjes nga flakët të mjetit.