Një depo në Britaninë e Madhe ka shperthyer rreth orës 11:20 të ditës së sotme.
Dëshmitarët okularë raportuan 'të paktën dhjetë ambulanca' që nxitonin për në atë që është përshkruar si një incident i rëndë, shkruan Mirror.
Shërbimi zjarrfikës i tha Bristol Live se ka pasur shumë viktima, por nuk ishin në gjendje të jepnin më shumë informacion në këtë pikë.
Dëshmitari Jawad Burhan bëri një foto që tregon një tank që kishte shpërthyer.
Ai i tha agjencisë së lajmeve se një "helikopter po kërkonte njerëz të zhdukur" dhe policia kishte mbyllur një rrugë afër që të çonte në ndërtesë, e cila ai besonte se ishte një qendër mbeturinash.