Një granatë dore ka shpërthyer në qendër të Mitrovicës në pjesën e Kosovës, kur një person ende I paidentifikuar e ka hedhur atë. Mësohet se fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, pasi në vendin ku autori e ka hedhur nuk ka patur të pranishëm.
Ngjarja ndodhi herët në mëngjes, në 06:30 minuta.Shpërthimi I granatës ka shkaktuar vetëm dëme material, kur thuajse 8 automjete të parkuara aty, janë dëmtuar.
Menjëherë pas ngjarjes përfaqësues të KFOR-it kanë shkuar në qendër të Mitrovicës. Po kështu policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes për të bërë të mundur hetimin më tej. Nuk dihet ende nëse ky shpërthim ka patur një objektiv të qartë apo është realizuar për të dhënë mesazhe frike tek banorët dhe autoritetet.