Shpërthen një makinë në lëvizje, drejtuesi në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 25-02-2017 Shpërthen një makinë në lëvizje, drejtuesi në gjendje të rëndë FOTO NGA VENDNGJARJA

Një makinë ka shpërthyer teksa ishte duke lëvizur në lagjen “Kryengritja” në Fier, në vendin e quajtur “Poçeria”, 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip “BMW” me targë AA252NM, i cili është identifikuar si Armando Sulo.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të mësuar nëse shpërthimi është shkaktuar nga ndonjë lëndë plasëse apo për shkak të ndonjë problemi të makinës.

Njoftimi i policisë:

Më datën 25.02.2017, ora 18:05, në lagjen “Kryengritja” Fier, në vendin e quajtur “Poçeria”, në ecje e sipër është përfshirë nga flakët mjeti tip BMV me targa AA 252 NM, që drejtohej nga shtetasi A.S, 34 vjeç, banues ne lagjen “Kastriot”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.078628063201904
array(1) { ["section"]=> string(67) "shperthen-nje-makine-ne-levizje-drejtuesi-ne-gjendje-te-rende-69955" }