Një makine tek Kthesa e Kamzës ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së djeshme.
Sipas informacioneve për mediat, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20. Mësohet se makina në pronësi të Xh.A. ka qenë e parkuar në momentin që ka marrë flakë dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Polocia njofton se makina është përfshirë nga flakët si pasojë e një difekti në pjesën e baterisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Gjatë natës, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një difekti në pjesën e baterisë ka marrë flakë mjeti i parkuar në përdorim nga shtetasi Xh.A. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.