Shpërthen një vatër e re koronavirusi në qytetin kinez me 2.8 milion banorë

Publikuar tek: bota, më 18:22 28-05-2020 Shpërthen një vatër e re koronavirusi në qytetin kinez me 2.8 milion banorë

Një vatër e re koronavirusi ka shpërthyer në një qytet kinez me një popullsi prej 2.8 milion banorësh.

Bëhet fjalë për 11 raste të reja të identifikuara në qytetin Mudanjiang. Ajo që ka alarmuar autoritetet kineze është se të gjithë të infektuarit e rinj janë asimptomatikë.

Qyteti ka marrë menjëherë vendimin për të mbyllur transportin publik si autobusët dhe trenat. Po ashtu të gjitha fluturimet nga apo drejt këtij qyteti janë anuluar. Shkollat përfunduan mësimin ditën e sotme dhe i dërguan nxënësit në shtëpi, pa një njoftim për rinisjen e mësimit.

Autoritetet në këtë qytet ende nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me karantinimin, por postimet nga qytetarët në rrjetet sociale dëshmojnë se tashmë ka filluar izolimi i lagjeve të caktuara, transmeton newsbomb.al.

Personat e parë të infektuar janë një çift bashkëshortësh, por mjekët nuk kanë arritur të zbulojnë ende se nga e kanë marrë virusin.

Qyteti Mudanjiang ndodhet në rajonin veri-lindor kinez Dongbei me mbi 100 milion banorë. Në këtë rajon ndodhet edhe qyteti më i goditur nga koronavirusi, Wuhan.

xdfgfde5rh4ehe4h.jpg

dfgghswhyh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010002136230469
array(1) { ["section"]=> string(82) "shperthen-nje-vater-e-re-koronavirusi-ne-qytetin-kinez-me-2-8-milion-banore-208178" }