Shpërthen Përparim Kabo ndaj Kumbaros pas transmetimit të 'EXCLUSIVE': Ministreshë, pse nuk ju shemben godinat në qafën e e Pazarit në Gjirokastër

Publikuar tek: barometri, më 08:30 19-03-2018 Shpërthen Përparim Kabo ndaj Kumbaros pas transmetimit të 'EXCLUSIVE': Ministreshë, pse nuk ju shemben godinat në qafën e e Pazarit në Gjirokastër

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Profesor Përparim Kabo

Mbrëmjen e sotme u transmetua emisioni “Exclusive” nga gazetarja Beti Njuma në Top Channel, në lidhje me ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Sakaq, filozofi dhe profesori Përparim Kabo, ka shpërthyer ndaj deklaratës së Kumbaros teksa thotë se rikonstruktimi kushton më shumë se ta ndërtosh nga e para.

Sipas profesorit, deklarata e ministres nuk ka logjikë.

“Ju lutem zonja Kumbaro pse nuk ju shemben godinat në qafën e Pazarit në Gjirokastër dhe ta ndërtonit nga e para por po e rikonstruktoni duke shpenzuar kështu më shumë sipas arsyetimit tuaj”- shkruan filozofi.

Reagimi i plotë:

Tek shikoja emisionin exclusive-në Top Chanel në lidhje me Godinën e Teatrit Kombëtar shquajta dhe ca karaktere...dikush tha se godina nuk është gjithnjë kujtesë, unë po e pyes po çfarë është?....Ministresha tha se rikonsktruksioni kushton më shumë se ta ndërtosh nga e para( studio në Milano përkundrazi,... thotë kushton disa herë më pak) por do doja të pyesja Ministren...Ju lutem zonja Kumbaro pse Ju nuk i shembët godinat në qafën e Pazarit në Gjirokastër dhe ta ndërtonit nga e para por po e rikonstruktoni duke shpenzuar kështu më shumë sipas ARSYETIMIT Tuaj...! Sa paku mos humbni logjikën formale! Pkabo 18 mars 2018.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023558855056763
array(1) { ["section"]=> string(149) "shperthen-perparim-kabo-ndaj-kumbaros-pas-transmetimit-te-exclusive-ministreshe-pse-nuk-ju-shemben-godinat-ne-qafen-e-e-pazarit-ne-gjirokaster-113731" }