Shpërthen politikani për marrëveshjen mes Xhafajt dhe Markut: Puç kushtetues, kush ua jep këtë të drejtë

Publikuar tek: politike, më 18:56 02-02-2018 Shpërthen politikani për marrëveshjen mes Xhafajt dhe Markut: Puç kushtetues, kush ua jep këtë të drejtë

Marrëveshja mes ministrit të Brendshëm FatmirXhafajt dhe prokurores Arta Marku ka sjellë debate dhe reagime të ndryshme ditën e sotme. 

Pas konferencës urgjente që mbajtën deputetët e Partisë Demokratike, ka reaguar dhe Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Vasili e quajti këtë marrëveshje si puç kushtetues, shpërdorim kriminal të detyrës dhe një marrëveshje mafioze qeveritare.

“Thelbi i reformes ishte: qe as prokurori i pergjithshem s'do te kishte asnje kompetence mbi prokuroret qe do te ndiqnin korrupsionin e zyrtareve te larte dhe krimin e organizuar, ndersa per ministrin e brendeshem as qe behej fjale fare.”- shkruan Vasili në llogarinë e tij në facebook.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Marveshja Marku- Xhafaj per ngritjen e DREJTESISE SE DROGES DHE KRIMIT.

Tashme puci kushtetues dhe krimi i abuzimit me detyren shteterore eshte konsumuar ne mes te dites.
Marveshja Marku-Xhafaj eshte nje puç kushtetues dhe shperdorim kriminal i detyres, pasi askund ne kushtetute dhe ne ligj nuk ka asnje germe, qe jua jep kete te drejte.
Thelbi i reformes ishte: qe as prokurori i pergjithshem s'do te kishte asnje kompetence mbi prokuroret qe do te ndiqnin korrupsionin e zyrtareve te larte dhe krimin e organizuar, ndersa per ministrin e brendeshem as qe behej fjale fare.
Pavaresia e plote e SPAK dhe Byrose se Hetimit ishin thelbi i reformes ne drejtesi prandaj edhe ligji per to u votua konsesualisht.Sot ky ligj u zhbë dhe mafia qeveritare e kryeministrit krijoi strukturat paralele antiligj per te mbyllur dosjet e rames dhe ministrave,per mbyllur ne menyre kriminale hetimin e trafikut te droges pra dosjen tahiri dhe gjonaj, ne menyre qe edhe kur te ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit te gjejne toke te djegur.
Marreveshja Marku- Xhafaj eshte thjesht nje marreveshje mafioze qeveritare qe ne vend te institucioneve te pavarura e te depolitizuara ngriti: DREJTESINE E DROGES DHE TE KRIMIT.

Reagim për deklaratat e opozitës për marrëveshjen Ministri–Prokurori, kundër krimit të organizuar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010531902313232
array(1) { ["section"]=> string(109) "shperthen-politikani-per-marreveshjen-mes-xhafajt-dhe-markut-puc-kushtetues-kush-ua-jep-kete-te-drejte-108890" }