Shpërthen pusi i naftës në Marinzë. Prefekti: 100 banorë në rrezik për jetën

Publikuar tek: aktualitet, më 07:19 01-04-2015 Shpërthen pusi i naftës në Marinzë. Prefekti: 100 banorë në rrezik për jetën

Shpërthimi i një pusi nafte në zonën e Marinzës ka vënë në alarm policinë, e cila menjëherë ka evakuar banorët përreth për shkak të vazhdimit të rrezikut për shpërthime edhe më të mëdha. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por banorët kanë ndjerë erë gazi dhe mbi sipëfaqe ka dalë ujë. 

Perfekti  i Fierit Xhevit Bushi ka bërë thirrje që njerëzit të largohen nga kjo rrezikshmëri. Sipas Bushit 100 banorë janë në rrezik për jetën sikurse janë të rrezikuara edhe 30 banesa. Sipas Bushit Shtabi i Emergjencave është mbledhur në mënyrë që të merren masat që mos ketë të lënduar.


Pusi i kompanisë ‘’Bankers’’ ka shpërthyer sot në mëngjes dhe si rrjedhim shkolla afër vendngjarjes është mbyllur por njëkohësisht është bllokuar edhe rruga Fier-Marinëz. Raportohet edhe për daljen e ujrave nëntokësore mbi sipërfaqe, të cilat po përhapen në banesat e banorëve.

Fusha e Patos-Marinzës në Fier është fusha më e madhe e naftës në Shqipëri dhe Europë. Bankers Petroleum ka vite që punon në këtë zonë. Shpesh banorët janë ankuar për dridhjet e herëpashershme  si dhe dëmtimin e shtëpive të tyre. Banorët e Marinzës kanë nxjerrë si shkak puset e naftës, në të cilat  puna nuk ofron siguri për zonën përreth.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pjerin Ndreu i PS kërkesë Tahirit: Mos e hidhni në rrugë si leckë Artan Didin
KURUMI: Sistemi i pluhur-kapjes sipas standardeve, përballon edhe prodhimin e shtuar në fabrikë »
Article Logic
Execution time: 0.012903928756714
array(1) { ["section"]=> string(79) "shperthen-pusi-i-naftes-ne-marinze-prefekti-100-banore-ne-rrezik-per-jeten-7490" }