Shpërthen Salianji: Grupi parlamentar i PS vlen më shumë se Real Madrid

Publikuar tek: politike, më 11:23 26-03-2018 Shpërthen Salianji: Grupi parlamentar i PS vlen më shumë se Real Madrid Ervin Salianji, deputet i PD

Deputeti i Partisë demokratike Ervin Salianji shprehet në dëgjesën e mbajtur për Raportin e Pastrimit të Parave, se grupi parlamentar i PS vlen më shumë se grupi i futbollit Real Madrid.

Kjo ka ardhur në vazhdën e shqetësimit që ka ngritur deputeti në lidhje me politikanë që duhet të hetohen për pasuritë e tyre të pajustifikuara.

“Grupi parlamentar i PS vlen më shumë se Real Madrid-i. Kjo si pasuri e deklaruar, mos të flasim për ato të padeklaruarat", shprehet Salianji. 

Nga ana tjetër ka marrë një kundër-reagim nga kryetarja e komisionit të sigurisë Ermonela Felaj, e cila shprehet se duhen hetuar edhe deputetët e Partisë Demokratike, edhe ata që nuk janë më deputetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025496959686279
array(1) { ["section"]=> string(77) "shperthen-salianji-grupi-parlamentar-i-ps-vlen-me-shume-se-real-madrid-114577" }