Shpërthen Salianji: Shqiptarët mes 2 zjarreve

Publikuar tek: barometri, më 11:41 18-03-2018 Shpërthen Salianji: Shqiptarët mes 2 zjarreve

Foto ilustruese: Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PD Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji thotë se shqiptarët janë mes dy zjarreve, të paguajnë 25 mijë dollarë për pelivanët e vizave apo të paguajnë 25 mijë dollarë çdo vit për Ramën.

 Ai shprehet kështu në kuadër të arrestimit të 39 personave për trafikimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.

Ai ngre pyetjen se kush do ta arrestojë shkaktarin e vërtetë që i ka vendosur shqiptarët në këtë zgjidhje, duke supozuar kështu kryeministrin Edi Rama.

“Kush do të arrestojë shkaktarin e vërtetë që i ka vendosur shqiptarët mes dy zgjedhjeve? të paguajnë 25 mijë dollarë për pelivanët e vizave që të degdisin nuk dihet se ku apo të paguajnë 25 mijë euro cdo vit për Ramën që ndërsa ia zhvat përditë qytetarëve kursimet dhe borxhet, i lë edhe pa punë, pa spitale, pa siguri”, shkruan Salianji në facebook.

Ai shton se Shqipëria është e zhytur në korrupsion e krim e se në shumicën e qyteteve drejtimi politik i shtetit është në dorën e bandave dhe banditëve.

Reagimi i plotë i Salianjit

Kush do të arrestojë shkaktarin e vërtetë që i ka vendosur shqiptarët mes dy zgjedhjeve? të paguajnë 25 mijë dollarë për pelivanët e vizave që të degdisin nuk dihet se ku apo të paguajnë 25 mijë euro cdo vit për Ramën që ndërsa ia zhvat përditë qytetarëve kursimet dhe borxhet, i lë edhe pa punë, pa spitale, pa siguri.

Duhet ndaluar një herë e mirë jo vetëm matrapazi i vogël që deri sot është favorizuar nga policia, ai që ju merr lekët me premtimin se i hedh në një botë që edhe mund të kenë ndonjë mundësi, por baroni i madh Rama që tërheq vizat dhe pasi zhvat fryn kacek oligarkët shërbëtorë.

Shqipëria e zhytur në korrupsion e krim, në shumicën e qyteteve drejtimi politik i shtetit është në dorën e bandave dhe banditëve.

Qyetarët janë para dilemës të ikin nga Shqipëria duke shitur gjithçka për të bërë 25 mijë dollarë dhe të shkojnë atje ku ndoshta sigurojnë vaktet e ushqimit për familjet apo të rrinë nën hyqmin e krimit dhe fëmijët e gratë ti punojnë si skllevër për 20 mijë lekë dita në trafikime. Më keq akoma të paguajnë me jetën sepse mijëra fëmijë përfundojnë shpërndarës e përdorues drogrash.

Dje policia kapi në flagrancë një dyqanxhi tortash, sot paraqet si super operacion kapjen e një rrjeti shitësash, punë që janë të rëndomta për policinë e shtetit.

Grup i strukturuar kriminal është ai që sjell 180 milion euro kokainë, ai qe kontrollon Durresin, Korçën, Elbasanin, Shkodren, grupe të strukturuar që po copëtojnë dhe bëjnë të pabanueshme Tiranën. Këta i kapni dot?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029224157333374
array(1) { ["section"]=> string(51) "shperthen-salianji-shqiptaret-mes-2-zjarreve-113660" }