Shpërthen sërish virusi EBOLA dhe 'pushton' zonat urbane, OBSH deklaron EMERGJENCË botërore

Publikuar tek: bota, më 21:23 17-07-2019 Shpërthen sërish virusi EBOLA dhe 'pushton' zonat urbane, OBSH deklaron EMERGJENCË botërore Punonjës të shëndetësisë në Kongo

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar emergjencë botërore pas shpërthimit të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos.

Një grup ekspertësh u takuan ditën e mërkurë për të vendosur nëse përhapja e Ebolës duhej të shpallej emergjencë dhe shqetësim ndërkombëtar. Virusi është përhapur me shpejtësi për herë të parë në një zonë urbane në lindje të Kongos.

Këtë javë, një prift që kishte kontaktuar Ebola u identifikua teksa zbriste nga autobusi pasi kishte mbërritur nga Goma, një qytet me më shumë se 2 milion banorë. Organizata konfirmoi se ai ndërroi jetë.

“Është koha që bota të veprojë duke dyfishuar përpjekjet tona”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus kreu i OBSH.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072500705718994
array(1) { ["section"]=> string(95) "shperthen-serish-virusi-ebola-dhe-pushton-zonat-urbane-obsh-deklaron-emergjence-boterore-172538" }