Shpërthen Vasili, akuza Ramës e dy fjalë për mediat

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 23-03-2018 Shpërthen Vasili, akuza Ramës e dy fjalë për mediat Petrit Vasili, deputet i LSI

Deputeri i Lëvizjes Socialiste për Integrim shpërthen në lidhje me situatën në Shkodër e shprehet se kryeministri është fshehur e përqesh hallin e njerëzve të lënë në mëshirë të fatit. 

Përveç kësaj Vasili ka dy fjalë edhe për mediat e shprehet se në përmbytjet e 2010-2011 kishin instaluar studiot e tyre provizore në Shkodër. Ndërsa sot sipas tij,  japin lajme nga shkodra më pak se në ditën më të zakonshme.

Reagimi i Vasilit:

“Shkodra permbytet kryeministri krihet.

Shkodra po perballet me nje situate shume te rende nga permbytjet.

Kryeministri eshte fshehur, nuk shkel ne Shkoder dhe s'guxon te flase,por vetem poston foto ne FB duke perqeshur hallin e madh te njerezve te mbetur ne meshire te fatit.

Kryeministri kete qeverine qe si cirk shetites e gjezdis ne fundjave neper qytete te ndryshme nuk e çon dot ne Shkoder qe tu gjendet qytetareve ne keto dite halli te madh.

Ps.Çudi e madhe edhe me keto televizionet.Ne permbytjet e vitit 2010-11 kishin instaluar studio provizore ne Shkoder dhe ishin live gjithe diten,po tani ç'hall u ka lidhur kembet dhe syte qe japin lajme nga Shkodra me pak se edhe ne diten me te zakonshme. #Shqiptarët_pa_drejtim


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni shkarkoi në vend GJYQTARIN, avokati del nervoz: Pyetje jo prej gazetari, stekë shumë e ulët...
Trafikantët e 'domanteve kokainë', burg 3 shqiptarëve famëkeq, në kërkim 2 të tjerë (EMRAT- FOTO- VIDEO dhe kodet që përdornin) »
Article Logic
Execution time: 0.011348962783813
array(1) { ["section"]=> string(57) "shperthen-vasili-akuza-rames-e-dy-fjale-per-mediat-114243" }