Shpërthen Viola Spiro: Robert Aliaj është njeri hipokrit , t’i vijë turp

Publikuar tek: aktualitet, më 09:22 07-11-2015 Shpërthen Viola Spiro: Robert Aliaj është njeri hipokrit , t’i vijë turp Viola Spiro dhe Robert Aliaj

Shpërthen Viola Spiro, duke ofenduar rëndë Robert Aliajn.  Pas një zhvillimi të fortë në ‘’Dance with me’’, spektakël vallëzimi në TV Klan, ku Aliaj u largua nga spektakli për shkak të banaliteteve sipas tij që ofronte dyshja e vallëzimit Markela Dede-Cekja, një tjetër betejë lufte është hapur mes tij dhe konkurentes Spiro.

Gjithnjë gjatë këtyre javëve, Aliaj në rolin e anëtarit të jurisë e ka këshilluar Viola Spiron që t’i futej punës për të kërcyer seriozisht, por duket se Viola është ndjerë e fyer.

Ja si kundërpërgjigjet ajo për gazetën ‘’Panorama’’:

‘’Për mua Robert Aliaj është njeri hipokrit. Të mundohet të hiqet sikur është ndryshe nga ne, nuk e bën të jetë ndryshe dhe as avanguard, siç ai pretendon. Është një kritik pa bazë dhe filozofon pa e çuar mendimin deri në fund. Është e disata javë që bazon performancën e tij në kurrizin tim dhe kërkon vëmendje me hir a pahir nga publiku. Dua t’i them atij: ‘’I dashur Robert, je bërë i parashikueshëm, ndaj mos nxirr inate personale në skenë, pasi jam aq fisnike sa të mos të të ofendoj ‘’live’’ siç bën ti’’

Më transmeton energji negative, mirë a keq të flasë ai njeri, ndaj mundohem ta shmang në çdo ambient që e ndesh.

Ndryshe flet jashtë skene, e ndryshe nga paneli. E ka parë që vlerësohet  dhe shkakton më shumë zhurmë duke u kundërvënë dhe ndaj e bën. Nëse do të ishte vërtet mendimi i tij, siç thotë, do e vlerësoja. Por ai është person i luhatur dhe kontradiktor.

Për mua është vetëm ai që po bën lojë dhe skena të stisura, siç ishte ikja e tij ‘’live’’ nga spektakli i fundit kur po performonte Cekja me partneren e tij Markelën. Për mendimin tim,ka bërë turp të madh dhe t’i vijë turp, që një artist siç pretendon se është, t’i drejtohet në atë mënyrë Cekes, një burri dhe një artisti me 40 vjet karrierë në skenë dhe që ka rritur breza me humorin e tij. Duke kujtuar fjalët drejtuar aktorit: ‘’Më mirë qen se Ceke’’, e them me bindje se i vetmi njeri banal dhe i shtirur aty është Robert Dragot Aliaj’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet arsyeja e ndarjes së Floriana Garos me milionerin Tedi Ngjela
Revoltohet Alfred Lela me Alba Malltezin: Gjysmë shtëpiake e lumtur, shartuar me një gjysmë gazetare të shqetësuar »
Article Logic
Execution time: 0.011860847473145
array(1) { ["section"]=> string(75) "shperthen-viola-spiro-robert-aliaj-eshte-njeri-hipokrit-t-i-vije-turp-24871" }