Shpërthen vullkani në Indonezi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:03 11-08-2020 Shpërthen vullkani në Indonezi

Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ka shpërthyer ditën e djeshme, theksuan autoritetet lokale.

Aktiviteti vullkanik filloi në orët e mëngjesit, tha për AA, zyrtari i Qendrës për Vullkanologji.

"Hiri u ngrit në 5 kilometra mbi majën e malit ose 7,4 kilometra mbi nivelin e detit", tha zyrtari që foli në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarit, vargu i hirit të trashë në gri ka tendencë të lëviz drejt lindjes dhe juglindjes.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit-3 për të monitoruar vullkanin. Qendra gjithashtu paralajmëroi banorët dhe vizitorët të qëndrojnë 3 kilometra larg nga krateri aktiv.

Të shtunën e kaluar, vullkani shpërtheu, duke nxjerrë hi dhe tym 2.000 metra mbi kraterin e tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094900131225586
array(1) { ["section"]=> string(37) "shperthen-vullkani-ne-indonezi-216758" }