Moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi gjatë debatit mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos për kreun e FSHF-së, ka gjetur momentin të shfryjë te Erion Braçe.
Rakipi gjatë emisionit ka fyer deputetin socialist duke e quajtur “një mi facebook-u” që sipas tij e ka kërcënuar.
“Është një miku yt i gjatë sa një mi. Një mi Facebook-u që shkruan në Facebook dhe më drejtohet mua me fjalë kërcënuese dhe të ashpra. Unë po drejtoj një emision të balancuar dhe të drejtë dhe nuk mund të marrë fyerje e sharje të tilla", ka thënë Rakipi.