Shpërthen zjarri në banesë, lëndohen 11 persona

Publikuar tek: rajon, më 10:01 18-10-2019 Shpërthen zjarri në banesë, lëndohen 11 persona Zjarri në Prishtinë

Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në Prishtinë ditën e sotme duke lënduar 11 persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 dhe sipas informacioneve nga zyra e Policisë së Prishtinës, 5 prej të lënduarëve kanë marrë trajtim mjekësor në vendngjarje, ndërsa 6 të tjerë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

‘’Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohë që 5 të tjerët tretmanin e kanë marrë në vendngjarje (probleme me frymëmarrje nga tymi). Zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti”, bëri me dije për Gazetën ‘’Express’’ zëdhënësja e Policisë së Prishtinës Flora Ahmeti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033298969268799
array(1) { ["section"]=> string(53) "shperthen-zjarri-ne-banese-lendohen-11-persona-182553" }