Shpërthim i fortë, hidhet në erë makina e efektivit të policisë në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 22-04-2019 Shpërthim i fortë, hidhet në erë makina e efektivit të policisë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Yrshek në Tiranë.

I është vendosur tritol automjetit të efektivit të policisë rrugore Juljan Çikaj.

Automjeti ndodhej i parkuar në oborrin e banesës dhe ka shpërthyer nga një sasi e vogël lënde plasëse.

Mësohet se nuk ka të lënduar, ndërkohë policia po punon për të zbardhur autorin dhe shkaqet e ngjarjes .

Informacioni i policisë:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës,  në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të  shtetasit L. Ç., ka shpërthyer  një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025141000747681
array(1) { ["section"]=> string(79) "shperthim-i-forte-hidhet-ne-ere-makina-e-efektivit-te-policise-ne-tirane-161412" }