Shpërthim i fuqishëm në Diell, pritet kaos në komunikim

Publikuar tek: bota, më 16:40 06-09-2017 Shpërthim i fuqishëm në Diell, pritet kaos në komunikim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në sipërfaqen e Diellit, duke provokuar një stuhi diellore që shkencëtarët thonë se është më e fuqishmja në 10 vitet e fundit.

Ekspertët thonë se stuhia që po vjen drejt Tokës mund të interferojë me komunikimet radio dhe satelitore duke shkaktuar edhe keqfunksionimin e tyre.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, më i fuqishmi në dekadën e fundit, duke u shtyrë me shpejtësi nga Dielli në drejtim të sipërfaqes së Tokës dhe i përket klasës-X, më e fuqishmja e mundshme, transmeton newsbomb.al.

Situata pritet të rëndojë më tepër situatën në Karaibe dhe Florida të SHBA-ve që po përballen aktualisht me uraganin e kategorisë më të fuqishme, të shkallës pesë, Irma.

Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC), e Nasa’s konfirmoi problemet e komunikimit të shkaktuara nga energjia e stuhisë janë hasur në disa pajisje. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Uragani Irma zbarkon në Karaibe, fshin çdo gjë që i del përpara (Video)
Uragani Irma shkatërron selinë e qeverisë, ja skenat e tmerrshme pas goditjes së Karaibeve »
Article Logic
Execution time: 0.011929988861084
array(1) { ["section"]=> string(61) "shperthim-i-fuqishem-ne-diell-pritet-kaos-ne-komunikime-91372" }