Shpërthim i fuqishëm në Durrës, policia urgjent drejt vendit të eksplozivit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:21 29-10-2015 Shpërthim i fuqishëm në Durrës, policia urgjent drejt vendit të eksplozivit

Shpërthim i fuqishëm në Durrës këtë mëngjes. Efektivët e policisë menjëherë janë sinjalizuar për dëgjimin e një shpërthimi në lagjen 17 të këtij qyteti dhe menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe autoambulancat për ndihmën e shpejtë.

Nga konstatimi paraprak mësohet se një sasi eksplozivi ka shpërthyer në lokalin e një 42-vjeçari, me iniciale K.R. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar, përveç dëmeve të shumta materiale në lokal.

Pista e parë e hetimit është ajo e konfliktit që mund të ketë patur pronari i lokalit me autorin e dyshuar, por policia ende po heton.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar edhe nga kalimtarët që mund të gjendeshin rastësisht aty.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përleshje masive mes grupeve shqiptare dhe latine në burgun e Genoas, 20 të plagosur
Arrestohet inspektori i Tatimeve të Tiranës, bashkë me të edhe një ish-administrator »
Article Logic
Execution time: 0.012402772903442
array(1) { ["section"]=> string(80) "shperthim-i-fuqishem-ne-durres-policia-urgjent-drejt-vendit-te-eksplozivit-24210" }