Shpërthim i fuqishëm në Kabul, të paktën 50 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 06:21 31-05-2017 Shpërthim i fuqishëm në Kabul, të paktën 50 të vdekur

Një shpërthim i madh ka goditur lagjen diplomatike në Kabul gjatë mëngjesit të sotëm, duke vrarë 50 persona dhe duke plagosur më shumë se 67 të tjerë.

Tym i madh është parë afër Ambasadës Gjermane, ndersa dëshimtarët kanë thënë se rrugët kanë qenë të bllokuara dhe janë parë shumë persona të plagosur.

Dyshohet se sulmi është realizuar me anë të një makine-bombë. Deri më tani askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që vrau të paktën tetë persona dhe plagosi shume të tjerë.

Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E ekzagjeron aktorja e famshme, i “pret” kokën Donald Trump-it (Foto)
BE arrin marrëveshjen 120 mln euro, internet falas në gjitha sheshet, parqet dhe vendet publike »
Article Logic
Execution time: 0.011595010757446
array(1) { ["section"]=> string(58) "shperthim-i-fuqishem-ne-kabul-te-pakten-50-te-vdekur-80608" }