Shpërthim i fuqishëm në minierën e Bulqizës, dyshohet për tre të vdekur

Publikuar tek: aktualitet, më 21:25 04-02-2017 Shpërthim i fuqishëm në minierën e Bulqizës, dyshohet për tre të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm gaz metani ka ndodhur mesditën e sotme në minierën e Bulqizës dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe tre të tjerë janë bllokuar në nivelin 21.

Të plagosurit e parë kanë mbërritur menjëherë në spitalin e Bulqizë por janë dërguar drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar. Bëhet fjalë për 3 shtetas kinezë, punonjës të minierës ndërsa ende janë të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Newsbomb.al mësoi se në seksionin e punimeve për pusin e ri, niveli 21, ku kompania Kineze "Xian Engineering" e nënkontraktuar nga kompania Albchrome po kryen punimet ka pasur një shpërthim gazi metani sot rreth orës 13:30. Nga shpërthimi kanë mbetur te plagosur 3 punonjes Kinez ndërkohë bëhet me dije se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.

Autoritetet nisën menjëherë operacionin për shpëtimin e tre minatorëve të bllokuar, gjithashtu shtetas kinezë, por pas disa orëve, kërkimet u pezulluan për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë së lartë. Ekspertët shprehen se shpresat për punëtorët e bllokuar janë shumë të pakta. Situata rëndohet sipas tyre edhe për shkak se kërkimet do të rinisin ditën e nesërme dhe mundësia që minatorët t'i kenë shpëtuar shpërthimit dhe të vazhdojnë të mbijetojnë gjatë natës, është shumë e vogël.

Në vendngjarje ka qenë edhe ambasadori i Kinës në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit për shpërthimin e gazit  në pusin 21 në minierën e Bulqizës ku u lëndua dhe u helmua  jashtë rrezikut për jetën shtetasi H.Zh, (me detyrë sinjalist) shtetas Kinez, si dhe  dyshohet se tre Kryespecialistë edhe këta shtetas kinezë janë futur në brendësi të pusit dhe nuk kanë dalë përsëri ju informojmë se:

Në ndihmë kanë ardhur ekipet e Avari-Shpëtimit specialistët e RISHMIT,  Eksperti kriminalistik, specialistë të rendit dhe të krimeve në Komisariatin e  Policisë Bulqizë, si dhe  përfaqësuesit e kompanisë "Alb Chrome".

Rreth orës 18.30 tre Inxhinierë të RISHMIT, sëbashku me dy oficerë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe ekspertin Kriminalistik janë futur në brendësi të galerisë deri në nivelin e 5-të.

Nivel ky, ku fillon gryka e pusit 21.

Inxhinierët dhe oficerët e policisë e kanë patur të pamundur të vijojnë lëvizjen në brendësi të pusit pasi vijonte rrjedhja e gazit në sasi të mëdha.

Nga kqyrja paraprake e kryer në grykën e pusit rezulton se si pasojë e shpërthimit të gazit ishte prishur sistemi i ajërimit dhe ventilimit, si dhe bazamenti anësor i pusit.

Ndodhur në këto kushte inxhinierët dhe grupi hetimor janë kthyer mbrapa duke dalë nga galeria.

Në galeri po punojnë specialistët e RISHMIT për të rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajërimit si dhe për të larguar dheun e shembur duke rregulluar kavon dhe bazamentin e pusit.

Kërkimet për gjetjen e tre kryespecialistëve kinezë do rifillojnë në momentin kur të jetë riparuar sistemi i ventilimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia konfirmon: Partizani luan në “Selman Stermasi” në kushte të rrepta sigurie
22 vjeçarit i vihet arma në kokë dhe goditet me shkop bejsbolli, shkak konflikti dy vjeçar »
Article Logic
Execution time: 0.011173009872437
array(1) { ["section"]=> string(76) "shperthim-i-fuqishem-ne-minieren-e-bulqizes-dyshohet-per-tre-te-vdekur-67720" }