Shpërthim i fuqishëm në qendër të Stambollit, zona e frekuentuar nga turistët

Publikuar tek: bota, më 10:08 12-01-2016

Një shpërthim tronditi sot qendrën e Stambollit, sheshin Sultanahmet, një nga vendet më të vizituara në Turqi.

Sipas raportimeve më të fundit flitet për disa persona të vdekur dhe disa të plagosur, mes të cilëve edhe turistë gjermanë, por nuk ka ende konfirmim zyrtar. Policia turke ka rrethuar zonën.

Një dëshmitar i tha korrespodentit të Reuters se vendin ku ndodhi shpërthimi ka parë gjymtyrë njerëzish të copëtuar. Madje sipas Reuters, edhe një polic turk e kishte konfirmuar këtë gjë.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, pas të cilit menjëherë shkuan në vendngjarje ambulancat dhe policia, raporton CNN Turk.  Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012992143630981
array(1) { ["section"]=> string(82) "shperthim-i-fuqishem-ne-qender-te-stambollit-zona-e-frekuentuar-nga-turistet-29766" }