Shpërthim i FUQISHËM në televizionin e Beogradit, humb jetën një person dhe plagosen 2 të tjerë

Publikuar tek: rajon, më 11:38 04-12-2020 Shpërthim i FUQISHËM në televizionin e Beogradit, humb jetën një person dhe plagosen 2 të tjerë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në mes të Beogradit.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, shpërthimi ka ndodhur pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Mendohet se disa punonjës po rregullonin një defekt në sistemin e ajrimit në zyrat e RTS dhe në momentin e ngjarjes do të transportonin bombolat e oksigjenit, të cilat mund të kenë shpërthyer.

Disa ndërtesa dhe makinat e parkuara kanë pësuar dëme të mëdha materiale nga shpërthimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situatë e rëndë në Greqi nga Covid-19, shënohen 100 vdekje dhe 1882 raste të reja në 24 orët e fundit
»
Article Logic
Execution time: 0.003648042678833
array(1) { ["section"]=> string(101) "shperthim-i-fuqishem-ne-televizionin-e-beogradit-humb-jeten-nje-person-dhe-plagosen-2-te-tjere-230140" }