Shpërthim i fuqishëm në Turqi, plagosen disa persona (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:22 11-04-2017

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur dy orë më parë në Turqi. Ngjarja ndodhi në Diyarbakir, i cili cilësohet edhe si “kryeqyteti” kurd në jug-perëndim të Turqisë. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe të ambulancës. Momentalisht ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në shpërthim, i cili ka krijuar një re të madhe tymi.

Sipas të dhënave të para, shpërthimi i fortë në Diyarbakir ndodhi në afërsi të një stacioni policor në lagjen Baglar rreth orës 10:45 me orën lokale dhe deri tani raportohet se janë plagosur 4 persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrumbohet kampi i refugjatëve në veri të Francës
Fitojnë çmimin “Pulitzer” dy gazetat amerikane, investiguan Putin dhe Trump »
Article Logic
Execution time: 0.010906934738159
array(1) { ["section"]=> string(63) "shperthim-i-fuqishem-ne-turqi-plagosen-disa-persona-video-74810" }