Shpërthim me bombë në Bagdad, 23 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Publikuar tek: bota, më 18:52 20-03-2017 Shpërthim me bombë në Bagdad, 23 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Zyrtarë irakenë kanë thënë se shpërthimi i një bombe në një zonë komerciale në Bagdad i ka marrë jetën të paktën 23 personave.

Duke folur për AP në kushte anonimiteti, pasi nuk është autorizuar të japë informacion, zyrtari tha se nga shpërthimi i makinës bombë në lagjen Amil kanë mbetur edhe 45 civilë të plagosur.

Përgjegjësinë për shpërthimin me bombë nuk e ka marrë përsipër askush, por sulme të ngjashme më parë janë kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Ushtria irakene është angazhuar prej disa muajsh në çlirimin e Mosulit të pushtuar pjesërisht nga forcat e ISIS. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dikush ka vendosur ta dërgojë Stephen Hawking për një fluturim në hapësirë
Aplikacioni më i ri që duhet ta keni në celularin tuaj, kthen zërin në emoji »
Article Logic
Execution time: 0.01064395904541
array(1) { ["section"]=> string(70) "shperthim-me-bombe-ne-bagdad-23-te-vdekur-e-dhjetera-te-plagosur-72558" }