Shpërthim me bombë në qendër të Athinës

Publikuar tek: bota, më 09:08 24-11-2015 Shpërthim me bombë në qendër të Athinës

Shpërthim me bombë në qendër të Athinës në orët e para të mëngjesit. Zyrtarët e policisë mohojnë se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me sulmet terroriste ndërsa qytetarët e kanë kaluar natën në panik.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të Sheshit “Sindagma”, në zyrat e një federate greke të biznesit duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Siç raporton Reuters, policia beson se sulm është kryer nga grupe guerile të brendshme. Ky është sulmi i parë i tillë që kur kryeministri majtist Ministri Alexis Tsipras erdhi në pushtet në janar.

Sakaq, Daily Mail shkruan se zona ishte rrethuar nga policia pas thirrjeve telefonike paralajmëruese në greqisht bërë për dy gazeta ditore të Athinës.

Anarkistët militantë dhe grupet e ekstremit të majtë kanë kryer sulme me bomba në Greqi për dekada të tëra, shpesh në shënjestër bankat dhe zyrat e kompanive të mëdha.

ath3.jpg

ath2.jpg

ath1.jpg

ath.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096468925476074
array(1) { ["section"]=> string(45) "shperthim-me-bombe-ne-qender-te-athines-26147" }