Shpërthim me bombë në qendër të Stambollit, 11 të vrarë dhe 36 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 09:54 07-06-2016 Shpërthim me bombë në qendër të Stambollit, 11 të vrarë dhe 36 të plagosur

Shpërthim me bombë në një stacion autobusi në qendër të Stambollit, Turqi.

Për pasojë kanë mbetur të vrarë 11 persona dhe janë plagosur 36 të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kishte si shenjestër një autobus policie. Sakaq, dhjetra ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Ende nuk bëhen me dije autorët e sulmit dhe ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë ose jo për një sulm terrorist. Askush nuk e ka marrë përsipër aktin ndërsa reporterët thanë se u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në zonë pas shpërthimit.

stambul.jpg

st.jpg

st2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04633617401123
array(1) { ["section"]=> string(79) "shperthim-me-bombe-ne-qender-te-stambollit-11-te-vrare-dhe-36-te-plagosur-42698" }