Shpërthim me bombë në Turqi, humbin jetën 6 persona, plagosen 25 të tjerë

Publikuar tek: bota, më 08:23 16-08-2016 Shpërthim me bombë në Turqi, humbin jetën 6 persona, plagosen 25 të tjerë

Të paktën 6 policë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi i një makine- bombë në Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në në provincën Dijarbakir jashtë ndërtesës së policisë e cila ishte kthyer në vend përleshjesh mes policisë dhe militantëve kurdë që prej 2015-ës.

Edhe pse në sulm kanë qenë të përfshirë militantët kurdë, ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Juglindja e Turqisë, është zona që ka parë luftimet më intenzive për dekada të tëra, pasi marrëveshja për armëpushim në mes Turqisë dhe Partisë Popullore të Kurdistanit u prish në korrik të vitit të kaluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025493860244751
array(1) { ["section"]=> string(77) "shperthim-me-bombe-ne-turqi-humbin-jeten-6-persona-plagosen-25-te-tjere-49861" }