Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth një orë më parë në ambientet e një lokali në bllokun “Vasil Shanto”.
Si pasojë e shpërthimit me eksploziv kanë mbetur të plagosur dy kalimtarë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen. Sipas banorëve të lagjes, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëmtime të shumta materiale në lokal dhe te disa automjete të parkuara pranë vendit të të ngjarjes te lokal "Lonto".
Shpërthimi dyshohet se ka lidhje me një konflikt të ish-pronarit të godinës. Pallati ka qenë në pronësi të një biznesmeni por u konfiskua nga një bankë pasi nuk arriti të shlyejë kredinë. Më pas banka e ka shitur godinën në ankand ku është blerë nga një person tjetër.