Shpërthim me tritol në shtëpinë e dy vëllezërve te “Tre Heronjtë” në Shkodër (DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 06-01-2018 Shpërthim me tritol në shtëpinë e dy vëllezërve te “Tre Heronjtë” në Shkodër (DETAJET) Foto ilustruese

Shpërthim me tritol në banesën e dy vëllezërve te “Tre Heronjtë” në Shkodër.

Policia bën me dije se më, datë 06.01.2018, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Herojt”  Shkodër, në oborrin e përbashket të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0052909851074219
array(1) { ["section"]=> string(89) "shperthim-me-tritol-ne-shtepine-e-dy-vellezerve-te-tre-heronjte-ne-shkoder-detajet-105640" }