Shpërthim në aeroportin turk, plagosen rëndë 2 persona

Publikuar tek: bota, më 09:43 23-12-2015 Shpërthim në aeroportin turk, plagosen rëndë 2 persona

Shpërthim në aeroportin turk, plagosen rëndë 2 persona. Në orët e para të mëngjesit,  në aeroportin e Stambollit “Sabiha Gökçen’’, u ndje shpërthimi i fortë, pranë një avioni, saktësisht në orën 2.15, raporton “Ihlas News Agency”.

Kompania private e avionëve Pegasus Airlines thotë se shkaku i shpërthimit mbetet për t’u konstatuar, pasi ende nuk ka të dhëna të besueshme se si mund të ketë ndodhur.

‘’Një nga stafi i pastruesve Canan Çelik Burgucu, 33 vjeç u plagos në dorë ndërsa  Zehra Yamaç, 30 vjeç u plagos në kokë’’, tha kompania në një deklaratë, raporton ‘’Daily Sabah Instanbul’’.

Yamaç është në gjendje kritike për jetën. Të dy u dërguan menjëherë në spital. Kompania bëri me dije se në momentin e shpërthimit nuk ka patur pasagjerë në avion.

Aeroporti po vazhdon normalisht fluturimet ndërsa policia po heton për ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012585163116455
array(1) { ["section"]=> string(59) "shperthim-ne-aeroportin-turk-plagosen-rende-2-persona-28382" }